Zbulimi i serave ku kultivohej kanabisi në fshatin Rërëz të Beratit vetëm pak ditë më parë, tregoi se trafikantët preferojnë që të ushtrojnë në mënyrë të kamufluar aktivitetin e tyre kriminal. Mbjellja e bimës narkotike në ambiente të mbyllura, apo siç njihen ndryshe me termin “shtëpi bari”, po përhapen dhe në Shqipëri.
Referuar shifrave vetëm në 10 muajt e 2022, në të gjithë vendin janë evidentuar 35 ‘shtëpi bari’. Ose 7 raste në shumë se gjithë vitin 2021. Shkodra është qarku me më shumë raste të zbulimit të ambienteve të mbyllura që shërbenin për kultivim.
Përzgjedhja e këtyre të fundit, sipas ekspertëve shërben dhe si një mënyrë për të mos u identifikuar nga kontrollet ajrore që shpeshherë zhvillon policia. Ky fakt pasqyrohet dhe në shifrat e kultivimit të kanabisit të evidentuara përgjatë këtij viti në toka të hapura.
Në bazë të të dhënave të policisë, këtë vit janë asgjesuar 113.478 bimë ose rreth 23 mijë bimë më pak se po për të njëjtën periudhë e një viti më parë. Edhe për këtë mënyrë kultivimi, Shkodra është qarku më problematik, e ndjekur nga Lezha dhe Malësia e Krujës.
Në jo pak raste, hetimet kanë zbuluar se për këtë aktivitet kriminal trafikantët janë ndihmuar nga punonjësit e policisë dhe zyrtarë lokal, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike.
Tv Klan
#shtepiteebarit #droge
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!