Hera e fundit që ishte mbledhur Bordi i Transparencës i përket 20 Dhjetorit të vitit të kaluar, por është zgjuar pas rreth 1 muaji dhe këtë të martë mori vendimin për të rritur çmimin e naftës dhe të benzinës.
Çmimi i naftës është rritur me 9 lekë, duke u caktuar që të tregtohet me pakicë me 208 lekë për litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë.
Po ashtu rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili është caktuar që të tregtohet me pakicë 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Bordi e ka rritur çmimin për një litër benzinë me 12 lekë.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet, pa ndryshim nga vendimi i fundit.
Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi të martën, datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bordi#TopChannel
Ещё видео!