Ndonëse arritën një dakordësi me mazhorancën për votën e diasporës dhe listat e deputetëve, demokratët e cilësojnë të paplotë reformën zgjedhore, që sipas tyre ka vetëm një shkaktar të dështimit.
“Rama refuzoi çdo kërkesë që do mundësonte Reformën Zgjedhore”, tha Bylykbashi.
Në krah të Sekretarit për Çështjet ligjore, nënkryetari i demokratëve Oerd Bylykbashi sqaroi se kompromisi i arritur për listat, ku 1/3 e tyre do të jenë të mbyllura dhe 2/3 e hapur, ishte zbatimin i detyrimit kushtetues dhe përfaqësimit gjinor.
“Kjo kuotë është 25%, ose ¼. Shembulli është i thjeshtë, lista e një subjekti zgjedhor në Tiranë që ka 36 mandate do jetë: 12 mandate në listën e mbyllur dhe 36 mandate në listën e hapur, pra totali i listës së partisë është 48 mandate. Kjo do të thotë që 12 mandate të sigurt janë ¼ e listës. Jemi më shumë se ⅔ me votim parapëlqyes dhe do të jetë pa asnjë herës. Kush merr më shumë vota, merr mandatin e deputetit”.
Por çfarë garancish i jep ky kompromis opozitës për të bërë rrotacion politik?
“Ligji Zgjedhor garanton kushte, por nuk prodhon vota. Nuk bëhet fushatë për të fituar zgjedhjet duke patur si temë listën e hapur apo të mbyllur. Me listë të mbyllur ka ardhur PD në pushtet, apo dhe PS në 2023-n. Është programi politik, përfaqësimi që partia vendos për të krijuar bindjen te elektorati”.
Si një ndër bashkëhartuesit e reformave zgjedhore Bylykbashi thotë se preferon një mazhoritar me kandidatin kundërshtar dhe jo brenda llojit.
“Ti riktheheshim sistemit gjerman ku gara bëhet midis kandidatit të PD dhe PS. Ku kandidatët nuk vjedhin shoku-shokun brenda të njëjtës listë. ”
Të premten Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në Kodin Elektoral, ku palët politike ranë dakord që në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës të drejtën e votës ta ketë çdo emigrant mjafton që të ketë një adresë banimi. Referuar pragut elektoral për subjektet ose koalicionet në nivel kombëtar do jetë 1% e votave kombëtare.
Me ndryshimet që pritet të legalizohen me votën e shumicës dhe pakicës në Kuvend, 100 deputetë do të jenë të përcaktuar nga kryetarët e partive në një listë, ndërsa 40 të tjerë do të përzgjidhen nga zgjedhësit, duke u përfshirë në garë me njëri-tjetrin.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!