Aldo Bumçi, ish-ministri i Drejtësisë, ka dëshmuar këtë të martë në SPAK. Ai u thirr nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar për çështjen “Gërdeci”. Ish-ministri në një prononcim për mediat foli për çfarë është pyetur nga prokurorët.
“Qëndrimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të miat si Ministër Drejtësie janë të dokumentuara në qëndrimet publike që ne kemi mbajtur në atë kohë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, vendimi i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për Gërdecin nuk miratohet. Ministria e Drejtësisë kishte një sërë vërejtjesh dhe vendimi nuk miratohet. Atëherë vendosëm kontaktin mes dy ministrive që ato të merrnin parasysh vërejtjet ligjore që ne kishim. Pas pasqyrimit të këtyre vërejtjeve, Ministria e Drejtësisë nuk kishte më vërejtje për projektvendimin e dytë se i morën parasysh të gjitha vërejtjet tona. Kjo pasqyrohet në qëndrimin zyrtar që ne i dërgojmë Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kemi vërejtje. Siç e ka Ministria e Drejtësisë, e Mbrojtjes, e qeverisë, por besoj edhe organet e drejtësisë, nuk po flas për ta, po flas për pjesën tonë, përgjigjet e dërguara nga ne nuk ka asnjë shënim të tillë. Kjo është me datë, me numër protokolli dhe kronologjia është shumë e saktë dhe e qartë sepse vendimi është trajtuar më 12 dhe jo me 1. Pasi ne i kemi çuar Ministrisë së Mbrojtjes qëndrimin tonë zyrtar që nuk kemi më vërejtje sepse ata i kishin marrë parasysh vërejtjet e një mbledhje më parë, del një shkresë që ka një shënim në anë për zotin Shkëlzen Berisha. Kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi të thjeshtë logjik. E para, kronologjia e ngjarjes. Ministria e Mbrojtjes e kishe përgjigjen tonë disa ditë më parë sesa shkresa që kishte shënimin për zotin Shkëlzen Berisha. E kishte ministria, madje dy përgjigje, jo një, nga takimet dhe pastaj zyrtarisht. Nuk kishte nevojë për shkresë tjetër në Ministrinë e Mbrojtjes, kur ata e kishin shkresën. Çështja e dytë: Nëse unë kisha nevojë, që nuk kishte as takim, e as kërkesë, por nëse unë kisha nevojë të komunikoja me zotin Shkëlzen Berisha do e bëja këtë me faks nga Ministria e Mbrojtjes? Për t’i thënë çfarë? Që s’kemi vërejtje? Për të thënë këtë mund ta bësh me telefon, mesazh. Nuk ke nevojë ta çosh me faks. Ministria i kishte shkresat dhe nuk kishte nevojë për një tjetër. Edhe një logjikë fëmijësh e kupton që unë nuk kam nevojë të komunikoj me zotin Berisha nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes për t’i thënë që nuk kemi vërejtjes sepse mund ta bëj me çdo mjet tjetër të thjeshtë, por nuk kishte nevojë për atë gjë. Shënimi në cepin e shkresës për zotin Shkëlzen Berisha. Ministri i Drejtësisë si çdo ministër tjetër, lë shënime në qindra dhe mijëra shkresa në dorë për vartësit e tij, punonjësit, të shqyrtohet, trajtohet. Këto shënime të mia janë në shkresat e ministrisë që unë kam shërbyer. Çdo njeri ka shkrimin e tij të dorës. Nuk ishte as imitim i shkrimit tim. Ishte qartësisht një shkrim tjetër”, u shpreh Bumçi.
Bumçi tha se nuk i druhet një përgjegjësie penale.
“Nuk i druhem dhe nuk ka asgjë për të pasur. Po sqaroj publikisht dhe njëherë që kjo çështje nuk qëndron nga përmbajtja, kronologjia, komunikimi, falsifikimi dhe kjo çështje u kthye para fushatës së vitit 2009 dhe shikoj që përdorimi vazhdon të jetë i njëjtë”, u shpreh ai./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!