Pas marrëveshjes për heqjen e vizave midis 6 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, samiti i ardhshëm mes vendeve ton dhe Bashkimit Europian do të mbahet më 6 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, I cili njëherësh është shprehur se vendi mikpritës I këtij takimi është Tirana.
“Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Michel në një postim në Twitter.
Kujtojmë se Gjermania ka ndërmjetësuar një marrëveshje historike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë samitit rajonal në Berlin. Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan një marrëveshje për udhëtimin pa viza në rajon duke hedhur një hap tjetër drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu pjesë e marrëveshjes isdhte edhe dakordësia për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale. Këto marrëveshje u morën në kuadër të Procesit të Berlinit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Samiti#Vizat
Ещё видео!