Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohen për dhënie ndihmë të shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit. Në prangat e policië kanë rënë Fatbardh Gjini, 30 vjec banues në Fushë Krujë dhe Arsen Bufi 33 vjec banues në Durrës. Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se këta shtetas u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Uniformat blu bënë me dije se Gjini dhe Bufi u arrestuan në flagrancë, ndërsa në automejtet tyre tip Volksëagen ” dhe “Citroen” po transportoheshin këta shtetas drejt Kosovës. Njëri prej tyre u arrestua në autostradën Milot-Morinë, në Skuraj, dhe tjetri në Kurbin, Mirditë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Emigrante#Milot-Morinë#TopChannel
Ещё видео!