Shumë qytetarë serbë kanë protestuar në qendër të Shtërpcës pas plagosjes së dy të rinjve e për të cilët i dyshuar është një pjesëtar i FSK së.
Protestës i janë bashkuar edhe shumë serbë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiç, ka thënë se është koha e fundit që “të garantohet siguria e popullit serb” në Kosovë. Ka paralajmëruar se do të bëjnë kërkesë te KFOR-i dhe Policia e Kosovës për të shtuar sigurinë, pasi “qytetarët serbë nuk po ndihen të sigurtë”.
“Pikërisht nga ky vend, ne po dërgojmë një mesazh se nuk trembemi nga ata që na gjuajnë dhe përpiqen të na dëbojmë. Ne po dërgojmë mesazh paqeje. Ky është mesazhi që dërgojmë nga kjo protestë”.
E kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka folur për “terror të regjimit diktatorial të Albin Kurtit”.
“Terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit po vazhdon. Kurti luan aq fort duke menduar se serbët i hoqën barrikadat, sepse kanë frikë. Nëse Stefani nuk uli kokën, kush prej nesh mund të lëkundet dhe dorëzohet”.
Në Gjykatës Themelore në Ferizaj është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Kurtajt ku avokati i tij mbrojtës ka thënë se ai fillimisht është sulmuar në veturën e tij ku janë gjuajtur sende të forta, ndërsa Kurtaj në vetëmbrojtje ka shtënë në ajër dhe tokë. Sipas avokatit, ai ka ikur me veturë në Prevallë duke mos e ditur se ka plagosur dy të rinjtë dhe me të kuptuar këtë atëherë ai ka lajmëruar policinë dhe familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!