#SaliBerisha
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bën përgjegjëse qeverinë për krizën energjitike. Në një takim me ekspertë të fushës, kreu i opozitës tha se në 9 vite qeveria e majtë dështoi në rritjen e burimeve të prodhimit të energjisë.
Sali Berisha: Kriza është e shkaktuar nga vjedhjet dhe keqmenaxhimi i qeverisë.
Berisha tha se janë taksat e qeverisë që mbajnë të lartë çmimin e karburanteve ndërsa akuzoi qeverinë se lejon futjen e sasirave të mëdha të naftës kontrabandë.
Sali Berisha: Janë 300 mijë tonë që kontrabandohen. Nafta nuk është kokainë që të futet në banane. Është i njohur zinxhiri. Ka pronarë të peshkarexhave që kanë 3 peshkarexha që bëjnë vetëm kontrabandën e naftës që i shkarkon lirshëm dhe që thuhet se takohet periodikisht me Kryeministrin.
Berisha tha se Partia Demokratike ka gati propozimet e parë për të lehtësuar barrën te qytetarët.
Sali Berisha: Së pari, do të përgjysmoj barrën fiskale të naftës. Së dyti, do të subvencionojmë 100 për qind biletat e udhëtimit interurban dhe urban dhe nuk po shpikim.
Kreu i opozitës i kërkoi Kryeministrit të mos provojë të ngrejë çmimin e energjisë elektrike pasi do të përballet me aksionin opozitar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!