Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, partive politike në vend dhe përfaqësisë së OSBE-ODIHR, lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, që nis zyrtarisht të enjten. Në letrën e saj KQZ u ka bërë apel për vetëpërmbajtje subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa u kërkon institucioneve publike që të përmbushim detyrimet e tyre duke respektuar Kodin Zgjedhor. “Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thekson KQZ. Në letrën e KQZ, u kujtohet partive politike se e kanë të ndaluar të përdorin burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore duke i paralajmëruar se nëse nuk zbatojnë kërkesat e KQZ, do të përballen me gjoba. “Respektimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe standardeve të kërkuara, ndikojnë drejpërdrejtë në standardet e procesit zgjedhjeve që janë kusht krtyesor p[ër ingegrimin e vendit në BE. Kjo tërheqje vëmendje t’ju përcillet edhe organeve tuaja të varësisë”, thuhet në letrën e KQZ-së.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KQZ#PartitePolitike#TopChannel
Ещё видео!