Lajme arkiva 2006
Propozimet e mazhorancës për kompromis lidhur me reformën zgjedhore nuk mund të zhbllokojnë ngrirjen e negociatave pozitë, opozitë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Pandeli Majko i quan thjesht show deklaratat e partisë demokratike në media
Pandeli Majko: “Këto janë spektakle, ditën e shtunë si duket nuk kishte çfarë të bënte askush nga partia Demokratike. Nëse dikush kërkon negociatë me opozitën për të arritur një kompromis dihet se ku na ka, dihet se si mund të na ftojë, dihet se si ne mund të ulemi. Nuk është një opozitë e çakorduar, nuk është një opozitë që lëviz në mënyrë ekstreme në skenën politikë. Jemi të hapur për negociata. Dy herë i kërkuam në parlament zonjës Topallit dhe të vetëve që të bënim kompromis. Tani një dite të shtunë thonë që do keni temperaturat më të larta pas vitit 2600.”
Mirë, pas deklaratës së Majkos reagon homologu i tij demokrat, Bamir Topi i cili thekson se opozita nuk ka vullnet për të zhbllokuar situatën.
Bamir Topi: “Kolegu im Majko në krye të grupit parlamentarë është shpesh herë mjaft i dipenduar nga vendimet e kryetarit Rama, i cili nuk e di se për çfarë arsye vazhdon të jetë i motivuar për të sabotuar reformën zgjedhore, sepse reforma zgjedhore mbi bazën e vullnetit politik janë thjeshtë çështje të karakterit teknik që mund të zgjidhen fare lehtë. Ta zgjasësh pa fund këtë proces do të thotë të mos shkosh tek modalitetet teknike që mund të zgjidhen fare kollaj por të jesh i pamotivuar politikisht për ta zgjidhur. Unë mendoj që kriza fillon tek mungesa e vullnetit, nuk besoj që të ketë ndonjë element ekstra që t’i bëjë që partitë të shkojnë në një tryezë për të zgjidhur një krizë. Kriza qëndron tek ata, nuk qëndron tek ne.”
Pas vendimit të opozitës për të ngrirë negociatat me mazhorancën, menjëherë pas kalimit në parlament të ligjit të ri të medias. Demokratët kanë ofruar kompromis për datën e zgjedhjeve, sistemin zgjedhorë, dhe së fundi se do të marrin në konsideratë propozimet e opozitës për përbërjen e Këshillit Kombëtarë të Radios dhe Televizionit.
Në krahun tjetër opozita duke mos ju kthyer përgjigje këtyre propozimeve, kërkon eliminimin e regjistrit të përkohshëm të zgjedhësve dhe balancim politik në strukturën e të këshillit kombëtare të radios dhe televizionit dhe Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptarë./tvklan.al
Gazetar: Ilir Saqellari
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!