Qeveria shqiptare prezantoi sot projektin 6 milion eurosh për projektin e Parkut Sportiv Olimpik, i cili do të realizohet pranë ish-kompleksit Dinamo.
"Gjatë gjithë këtyre viteve sporti është lënë në harresë prandaj investimi në këtë drejtim është një ndër hapat konkrete për një shoqëri të zhvilluar" – është shprehur kryeministri Rama sot gjatë prezantimit të projektit
"Ky park olimpik është një hap i rëndësishëm për rilindjen e sportit.Përmes këtij parku Olimpik frymëzojmë zhvillimin e sportit në vend. Federatat Sportive në vend përmes këtij parku olimpik mund t’i shërbejnë shumë më mirë dhe me më shumë motivim sportit shqiptar”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, hartimi i këtij projekti u bë edhe falë bashkëpunimit që dha Federata Shqiptare e Futbollit. “FSHF dha dakordësinë e saj, që këto fusha të kthehen në efiçencë të plotë dhe më në fund pas 25 viteve harresë, do të vihet në këmbë një projekt serioz për rilindjen e sportit. Parku Olimpik, shtoi Rama, do të ketë hapësira për të gjitha Federatat shumë-sportëshe. Do të krijohet një kënd admiminstrativ i sportit nën ombrellën e Komitetit Olimpik dhe do të stimulohet sporti nëpër shkolla”.
Sporti në programet shkollore është vetëm hapi i parë tha Rama duke cilësuar edhe ndërtimin e stadiumit të ri të Shkodrës dhe tranformimin rrënjësor të atij të Elbasanit si vepra të jashtëzakonshme në këtë drejtim.
“Sporti në shkolla vetëm hap ii parë.universitett duhet të kenë skuadrat e tyre.Njeriu është i lumtur vetëm kur luan ka thënë Niçe.
Këtu ska njerëz të lumtur.Me federaten e futbollit jemi në një pozicion shumë dinjitoz sepse me mbështetjen që ka dhënë qeveria kemi tranformuar krejtësisht një stadium dhe po ndërtojmë një të ri"- tha Rama
Gjatë ceremonisë për prezantimin e këtij projekti, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, kandidati i ASHE-së për Kryetar Bashkie, Erjon Veliaj dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, theksoi se qeveria po ecën në drejtimin e duhur sa i takon sportit.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi në fjalën e saj se Parku Olimpik është një premtim i mbajtur ndërsa shprehu angazhimin e saj për realizimin e të gjitha projekteve që planifikohen në strategjinë kombëtare të qeverisë për sportin. “Angazhohem me të gjithë ekipin se nuk do të reshtim për të jetësuar gjithçka që strategjia kombëtare planifikon për sportin, të jetë e nesërme e afërt e jetës së qytetit të Tiranës e gjithë Shqipërisë”, deklaroi Nikolla.
Ещё видео!