[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Në ditën e 13-të, Vlora vijon luftën kundër flakëve, ndërkohë situata duket të jetë përkeqësuar. efekteZjarri në Karaburun është kthyer në një rrezik serioz për parkun e Llogorasë. Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata të përkeqësohet dhe pikërisht pjesa mbi Gjirin e Gramës, që lidhet me Llogoranë. Për shkak të erës dhe tymit të dendur është ndërprerë operacioni për t'u ngjitur në zonën ku ndodhet vatra e zjarrit në Karaburun, pasi rrezikohet jeta e ushtarëve dhe punonjësve zjarrfikëses. Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri, për të cilat banorët shprehen të shqetësuar për përhapjen me shpejtësi, nëse nuk ndërhyet.Por edhe pse ndërhyrja nga ajri është vendimtare, sipas burimeve, era e fortë që fryn në malin e Karaburunit e bën të pa mundur aksionin nga ajri me helikopter, pasi dhe këta të fundit rrezikojnë. Pritet ulja e fuqisë së erës për rinisjen e operacioneve për shuarjen e flakëve.Ndërkohë një tjetër zjarr në dalje të autostradës Fier - Vlorë ka rrezikuar depozitat e karburantit, pikërisht në hyrje të rrugës për në fshatin Nartë. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka normalizuar situatën.Ndërkaq, pas disa orësh betejë me flakët, është bërë e mundur fikja e zjarrit e rënë gjatë orëve të mbrëmjes te Rana e hedhun në Shëngjin. Aktualisht në qarkun Lezhë nuk ka vatra zjarri të aktivizuar.
Ещё видео!