Lajme Arkiva 2002
90 ditë do të zgjasin punimet në një krah të Urës së Lanës për zgjerimin e rrugës. Sistemim, asfaltim, ndriçim dhe rehabilitim, gjithçka e domosdoshme për të. Projekti i Bashkisë së Tiranës, i cili po zbatohet nga firma që fitoi tenderin, parashikon zgjerim të rrugës deri në 2 metër e gjysmë. Nga 9 metër gjerësi që është aktualisht pjesa nga rruga e Elbasanit deri tek Ura e Madhe, do të shkojë 11 metër, që pritet të lehtësojë qarkullimin dhe lënien e mundësisë së parkimit.
Kryetari i Bashkisë Edi Rama, ka parë nga afër nisjen e punimeve duke u interesuar për çdo hallkë.
Edi Rama: Atëherë, ky është segmenti i parë që ne rehabilitojmë përgjatë Lumit të Lanës. Një segment i cili përfshin rrugën ‘’Dëshmorët e 4 Shkurtit’’, deri tek Ura e Rrugës së Elbsanit. Kemi zgjerim të rrugës me një lehtësim të ndjeshëm të trafikut. Kemi rehabilitim të trotuareve, për qytetarët e dashnorët e kryeqytetit. Kemi edhe rehabilitim të dy skarpateve të Lanës me një projekt tjetër.
Shpresojmë qe me të mbaruar ketë segment do të vazhdojmë me një segment të dytë, nga Ura e rrugës së Elbasanit edhe më tutje, në varësi edhe të fondeve./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!