#plazh #vrojtues
Në vijën bregdetare shqiptare sheh më shpesh kulla vrojtimi sesa vrojtues plazhi. Nga një vëzhgim i Tv Klan në disa zona bregdetare kuptohet se situata është thuajse njësoj në shumicën e plazheve. Kullat e vrojtimit në të shumtën e rasteve janë bosh.
“Që 5 ditë jam, s’kam parë roje këtu.”
Sipas Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit, në vend ka 1 400 vrojtues të trajnuar dhe certifikuar. Por pjesa më e madhe e tyre nuk janë 100% të dedikuar vetëm për këtë pozicion pune, të cilin çdo subjekt e ka detyrim ligjor ta ketë në stacionin e tij të plazhit.
Eni Metaj, Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”: Detyrimi ligjor është shtysa kryesore për t’u bërë një vrojtues plazhi. Na ndodh në të shumtën e rasteve që janë persona që punojnë në plazh, apo në raste të shumta pronarë dhe administratorë, mungesa e fuqisë punëtore i shtyn ata të jenë personat që vijnë për t’u trajnuar.
Interesi i të rinjve për të qenë vrojtues plazhi është i rrallë.
Eni Metaj, Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”: Janë të paktë ata djem dhe vajza të cilët me dëshirë dhe vullnet vijnë dhe trajnohen si vrojtues plazhi. Mund të them që ende është një mungesë e madhe e vrojtuesve të plazhit.
Për pasojë, siguria në plazhe do jetë një sfidë e vështirë edhe përgjatë këtij sezoni veror.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!