Lajme Arkiva 2002
Një dekadë pas protestave për rrëzimin e diktaturës komuniste Partia Demokratike do të festojë 12 vjetorin e themelimit të saj edhe me kundërshtarët politik. Nga selia qendrore e opozitës është bërë një listë e gjatë të ftuarish dhe mes 400 emrash figuron edhe emri i kryeministrit socialist Fatos Nano.
Ftesa për kreun e mazhorancës është dërguar prej disa ditësh në zyrën e tij por askush në partinë demokratike nuk është i sigurt nëse zoti Nano do të marrë pjesë në festën e përvitshme të demokratëve.
Kjo është hera e parë që Partia Demokratike fton në një përvjetor të saj kreun e Partisë Socialiste. Por për nënkryetarin e parlamentit Jozefina Topalli, kjo është pjesa më pak e rëndësishme e ceremonisë.
Në një intervistë për Tv klan zonja Topalli thekson faktin se për herë të parë po bëhet një përpjekje zyrtare nga Partia Demokratike për të mbledhur së bashku të gjithë themeluesit e parë të forcës opozitare në vend.
Jozefina Topalli: Unë mendoj se është e para një gjest vlerësimi, nderimi dhe respekti për veprën e tyre për angazhimin dhe kurajën e tyre në ato momente dhe e dyta është natyrisht një mesazh hapjeje i Partisë Demokratike për ti bërë edhe një herë thirrje për tu afruar në qëllimin e atyre viteve./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!