Kërkesa e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë.
Vendimi është marrë më 6 tetor, në të njëjtën ditë me atë të shpallur nga Gjykata e Posaçme e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e lënë në arrest shtëpiak.
Po ashtu, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë të 3 zyrtarëve të tjerë të arrestuar për çështjen e inceneratorit.
Në këtë mënyrë, anëtarët e gjykatës nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit dhe Pëllumb Abeshit, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në qeli të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë vendosën mospranimin e rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit në shtëpi.
Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor 2021 me urdhër të SPAK, ndërsa u shpallën në kërkim Klodian Zoto dhe Stela Gugalla, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Ndërkohë ish deputeti Alqi Bllako rifitoi lirinë vetëm 6 muaj pas arrestimit për skandalin e inceneratorëve.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka e cila kishte dhënë më parë dhe vendimin për ish funksionarin socialist.
Ndaj ish ministrit të mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimi I parave.
Në 29 mars, me urdhër të SPAK, u ekzekutuan 9 urdhra arresti për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Më 15 prill, ish-ministri i Mjedisit, u pyet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me inceneratorin e Fierit. Ai kërkoi të dërgohej në arrest shtëpiak duke ofruar si garanci pasurore shumën prej 200 mijë euro, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#LefterKoka#Vendimi
Ещё видео!