Një kohë SPAK pret vetëm votimin në parlament për ta marrë autorizimin për ashpërsimin e masës së sigurisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj prokurorëve të SPAK. Për prokurorin që ka në dorë dosjen e tij për çështjen “Partizani”, Arben Kraja, Berisha publikoi një dokument që sipas tij, tregon se ai i ka shërbyer sistemit komunist. Për prokurorin tjetër, Dritan Prençi, Berisha tha se ka lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal.
“Arben Kraja ka dënuar dhe në vitin 1990 një të ri në shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë. Prokurori tjetër Prençi një mik i njohur i McGonigalit nuk lejon hetimin e aferës së shekullit.”
Teksa më 27 dhjetor ka njoftuar protestën para Gjykatës së Lartë, Berisha nuk përjashtoi mundësinë dhe mbajtjen e një proteste tjetër para SPAK.
“Vetëm qytetarët mund ta zgjidhin këtë. Edhe ne e thërrasim. Ne nuk mund të pranojmë të shkelmohen në mënyrë flagrante në këtë mënyrë interesat e këtyre njerëzve që po largohen. Thirren të protestojnë në mbrojtje absolute të një interesi publik.”
Ditën e nesërme Berisha drejton protestën para parlamentit, ndërsa theksoi se opozitën do e drejtojë pavarësisht masave të sigurisë që mund të vendoset nga SPAK ndaj tij.
“Nesër Shqipëria listohen në vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës. Përkundrazi po e drejtojnë edhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë.”
Vijoi akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i bën përgjegjës për vjedhjen e milionave euro në çështjen e inceneratorëve.
“Kemi faktuar të dashur qytetarë përpara jush çdo hall që fakton përgjegjësinë absolute, vjedhjen absolute të 130 milion Eurove personalisht nga Erion Veliaj, Edi Rama dhe antorazhi i tyre.”
Ish-kryeministri tha SPAK ka amnistuar Ramën dhe Veliaj, ndërsa mban në arrest shtëpie për çështjen Partizani, Jamarbër Malltezin, i cili sipas tij, është personi i parë që denoncoi aferën e inceneratorëve.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!