#rtvora 3oranews #lajme
Dy persona janë plagosur me breshëri automatiku në një atentat në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 janar). në lagjen "Bashkimi" të Vlorës rreth orës 18:20.
Sipas informacioneve, të plagosurit janë Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar per plagosje në qershor të 2018.
Atentati zgjati 45-sekonda-Burimet bëjnë me dije se Benz i zi ka ardhur nga rruga Transballkanike, teksa është futur më pas në lagjen "Bashkimi" në Vlorë, është ndalur në pak sekonda përpara lokalit ku po pinin kafe dy të plagosurit dhe sapo është siguruar që njëri prej tyre ishte Nikollaq Taullaraj ka nisur menjëherë të gjuajë më breshëri kallashnikovi. Duke shfrytëzuar terrenin e një prej lagjeve periferike të qytetit dhe errësirën, autori ka mundur të largohet pa lënë gjurmë, në një atentat të zgjatur më pak se 45 sekonda.
Shënjestra Nikollaq Çepaj (Taullaraj)- 36-vjecari Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ishte martuar me motrën e Roland Çepajt. Ai dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit, ndërsa aksidentalisht u plagos edhe kunati. Taullaraj sapo kishte dalë nga burgu, pasi në qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen 'Pavarësia'.
Prishja e pazareve të drogës ose hakmarrje janë dy pistat ku po hetohet.
Autori, dyshohet një person me mjeker- Gazetari i Ora News raporton se nga dëshmitë e personave thuhet se autori që ka qëlluar ka qenë një person me mjekër dhe me kapele të kuqe. Autorët po ashtu kanë ditur mirë vendin ku dy personat pinin kafe. Mendohet se autorët i kanë studiuar dy personat, dhe sot janë nisur për ti vrarë duke i goditur me kallashnikov.
"Rreth orës 18:22, në lagjen "Bashkimi" Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore", sqaron policia në njoftimin zyrtar.
Nikollaq Çepaj (Taullaraj) u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ka marrë 5 plumba, një prej të cilave në kokë dhe ndodhet në gjendje me të rëndë. Ndërsa Roland Çepaj eshte plagosur ne këmbë.
Po sipas policisë, autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!