Recetë nga Znj.Vjollca
#birjanmepuledheoriz#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta - Birjan me pulë dhe oriz
1 kg mish pule
2 qepë
Vaj ulliri dhe gjalpë
320 gr oriz (2 filxhan çaji)
Kripë dhe piper të zi
1 lugë çaji nenexhik (opsionale)
Lëng pule
Pastrojmë dhe thajmë mishin e pulës. E kaurdisim mishin pak derisa të mos ketë lëng. Në tenxhere shtojmë ujin e nxehtë dhe e lëmë mishin të ziejë për 25-30 minuta.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj dhe gjalpë, kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël, derisa qepa të bëhet
transparente. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku me qepën. Nëse e preferonimund të shtoni 1 lugë çaji nenexhik të thatë, e përziejmë së bashku me orizin dhe qepën e më pas shtojmë 6 filxhanë lëng pule.
E lëmë tq marrë valë për 3-4 minuta, e më pas e shtrojmë në një tavë, rregullojmë shijen më kripë dhe piper të zi. Vendosim mbi të copat e mishit të pulës dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë, për 35-40 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!