Policia rrugore e Tiranës nisi aksionin për largimin nga hapësira publike të automjeteve të braktisura apo të vëna në shitje nga qytetarët. Aksioni nisi pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku shërbimet u s’postuan mjetet e stacionuara aty.
Sipas të dhënave të policisë rrugore janë larguar vullnetarisht nga pronarët 70 mjete e tyre, pas njoftimeve të bëra me letër në xham.
Po ashtu janë spostuar me karotrec rreth 30 mjete të braktisura, në bazë të telefonatave të qytetarëve. Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka vijuar aksionin edhe kundër parkimeve të dyfishta dhe drejtuesve të motoçikletave që lëvizin pa kaska. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!