Një deklaratë e Papa Françeskut mbi martesat mes partnerëve me gjini të njëjtë është interpretuar gjerësisht në media prestigjioze ndërkombëtare si një zbutje të qëndrimit të Kishës Katolike, ndaj tyre.
Megjithatë, Vatican News, agjencia online e lajmeve pranë Selisë së Shenjtë sqaron deklarata është shkëputur nga konteksti dhe se nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të Kishës Katolike mbi këtë çështje, duke theksuar se vetëm bashkimi i qëndrueshëm dhe i pazgjidhshëm mes një burri dhe një gruaje që sjell fëmijë në mënyrë natyrale konsiderohet martesë nga kjo Kishë.
Ajo që mediat ndërkombëtare e kanë konsideruar si një shenjë se ky qëndrim i Kishës Katolike mund të ndryshojë është një prej frazave të përgjigjes me shkrim që Papa Françsku iu ktheu një grupi kardinalësh që kërkuan sqarim mbi këtë çështje.
Ati i Shenjtë shprehej se çdo kërkesë për bekim duhej trajtuar me “shpirtbutësi pastorale” dhe se “nuk mund të jemi gjyqtarë që mohojnë, kundërshtojnë dhe përjashtojnë”. Por Papa Françesku, po ashtu thekson se marrëdhënia mes partnerëve të të njëjtës gjini është “mëkat” dhe se nuk do të njohë martesën mes këtyre personave.
Kjo temë është bërë kohët e fundit, objekt diskutimesh në shumë forme të Kishës Katolike. Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë nisur të lejojnë priftërinjtë që të bekojnë çiftet e personave me gjini të njëjtë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!