Edlira Petri, gjyqtare e dosjes Babale është përjashtuar nga gjykimi i deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, por jo nga gjykimi i të pandehurit tjetër në këtë dosje, gazetarit Jetmir Olldashi.
Ky është vendimi që ka marrë këtë të shtunë gjyqtarja Elona Mihali, që mori në shqyrtim dy kërkesa, njëra nga Ervin Salianji për përjashtimin e Petrit dhe një tjetër nga Indrit Sefa si avokat i Jetmir Olldashit me të njëjtin objekt.
Në përfundim, gjyqtarja Mihali ka pranuar kërkesën e Ervin Salianjit, por ka rrëzuar atë të avokatit Indrit Sefa. Vendimi do të thotë se për Ervin Salianjin do të caktohet një gjyqtare tjetër, ndërsa Petri do të vijojë gjykimin e Jetmir Olldashit.
Salianji dhe Olldashi akuzohen që të dy për veprën penale të kallëzimit të rremë të kryer në bashkëpunim, sipas një padie të ngritur nga Geron Xhafaj.
Procesi në gjykatë është zvarritur prej muajsh herë prej mungesës së njërës, apo tjetrës palë dhe herë prej kërkesave proceduriale që kanë dorëzuar të akuzuarit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Salianji#TopChannel
Ещё видео!