Jetimët mbi 14 vjeç jetojnë me 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Ata nxirren nga institucionet dhe sistemohen në konvikte ku u duhet të përballojnë jetesën me përkrahjen, që më pak se simbolike. Në një moshë tepër delicate, këta fëmijë duhet të përballen me kushtet shumë të vështira ekonomike dhe për këtë shkak detyrohen të punojnë dhe të braktisin shkollën. Pasqyra e kushteve të vështira është bërë nga nënkryetari i shoqatës së jetimëve në Shkodrë Albert Reka, i cili pohon se jetimet nuk përkrahen nga strukturat shtetërore dhe se për këtë kategori duhet të zbatohen politikat sociale, të cilat deri tani kanë mbetur vetëm në letër.
Ещё видео!