Për herë të parë, 9 vite pas vrasjes së dyfishtë, Behije Arapi nëna e Gentianit dhe bashkëshortja e Nezir Beqirit ëstë paraqitur në SPAK për t’u përballur me autorët e ngjarjes. Nezir dhe Gentian Beqiri u ekzekutuan në 15 gusht 2012 në qytetin e Elbasanit. Ajo u ballafaqua me të pandehurit, Ardjan Çapja, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani, që Prokuroria e Posaçme i akuzon për vrasjen e dyfishtë. Arapi pas ngjarjes u vendos me banim në Itali e është kthyer vetëm për të qenë e pranishme në sallë duke dhënë dëshminë e saj.
Që pas vrasjes së Sokol Çapjas, familja ndihej e kërcënuar pasi djali i saj Gentiani akuzohej prej tyre se kishte marrë pjesë në ngjarje. Ishte shkaktuar një hasmëri mes familjeve, ndaj për këtë arsye familja Beqiri qëndronte e izoluar në banesën e saj.
Sinkron: "Ne përpara se të hapnin derën bënin konstatimin dhe pasi bindeshim që personi ishte i njohuri ynë, atëherë bënin hapjen e derës”.
Behije Arapi ka deklaruar se ata ruheshin nga çdo person për shkak të konfliktit. Askujt nuk i hapej dera nëse më parë nuk e identifikonin. Në momentin e ngjarjes ajo nuk ka qenë në banesë, por vetëm Gentiani dhe Neziri.
Kanë qenë vetëm disa persona të cilëve u hapej gjithmonë dera, miqve të Gentianit. Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin.
Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.
Etien Cani bashkë me Jorgo Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend, e më pas ekzekutoi Gentianin që qëndronte në shtrat.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SPAK#Dëshmia#TopChannel
Ещё видео!