Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.
Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e Martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Ещё видео!