[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
As në takimin elektoral që pati në njësinë 1 në Tiranë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu akuzat për rivalin e tij politik, Lulzim Basha. Kreu i socialistëve kujtoi kohën kur Basha mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe vuri në dukje se për katër vjet, nuk mbajti asnjë premtim. Sipas tij, sot kreu i opozitës ju premton qytetarëve lekë, por shtoi se një zotim i tillë nuk mund të realizohet. “Kur Basha doli në atë garë premtonte nënë e babë dhe më kujtohen dy premtime spektakolare, tramvajin dhe do ulë çmimin e bukës, pa iu dridhur qerpiku. Thotë kam ardhur të të takoj sy më sy dhe do vij prap sy më sy. Në fakt pasi e mori si e mori, kjo është temë tjetër, sytë e tij nuk panë më askënd se u mbyllën për gjumë. Ajo që pësoi Tirana ishin 4 vjet të humbura. Sot thotë ‘lekë, lekë, lekë,’ të gjithë iu premton ‘lekë, lekë’, ndërsa unë them ‘punë, punë, punë’. Kush iu premton lekë, nuk iu jep, jo lekë, por ju jep mbrapsht 2 gishtat në bebet e syrit. Ndërkohë që kush premton punë, jo duke e thënë do ju jap punë dhe për vete duke fjetur gjumë, por duke punuar pa pushim, atëherë kur ke një punë vijnë dhe lekët, ndërsa kur shkon pas lekëve, jo vetëm që s’ke punë, por as lekë nuk merr.” Më tutje, Edi Rama u angazhua ta bëjë Shqipërinë vendin që do të vizitohet nga më shumë njerëz, duke ndaluar kështu edhe emigracionin sepse sipas tij, pagat këtu do të jenë më të larta se në emigrim. Për ta realizuar këtë, shefi i qeverisë tha se i duhet kohë dhe prandaj kërkoi votëbesimin e qytetarëve më 25 prill.
Ещё видео!