7 deputetët e rinj që iu shtuan radhëve të opozitës në parlament. Lefter Maliqi, i cili hoqi dorë nga detyra e Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për tu ulur në karrigen e Lulzim Bashës i kujtoi këtij të fundit se listat e kandidatëve për deputetë ishin edhe arsyeja e disfatës së demokratëve në zgjedhje.
Lefter Maliqi Deputet i PD-së : Kriza qëndron te lidershipi. Nën këtë lidership Partia Demokratike pësoi disfatën më të madhe”
Ndërsa Alban Zeneli, i cili në protestën e 5 marsit ashtu si ish- deputetët demokratë kërkoi largimin e kryeministrit Rama tha se nuk kishte ndryshuar aspak qëndrim duke mohuar të ishte kontaktuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste për të marrë mandatin.
Alban Zeneli Deputet i PD-së : Nuk kam ndryshuar qëndrim, por mendoj se nga parlamenti mund të ndikoj në rrëzimin e Edi Ramës.
Por deputetët e rinj të opozitës u mirëpritën nga socialistët në sallën e Parlamentit. Mos dorëzimi i mandatit i ka kushtuar largimin nga radhët e LSI-së edhe Lefter Kokës, ndonëse jashtë Kuvendit për gazetarët tha se është pjesë e kësaj force politike. "Sigurisht unë jam pjesë e LSI".
Teksa në Kuvend kryhej betimit, jashtë sallës të rinj të forumit rinor demokrat ironizonin përmes fletushkave deputetët e opozitës së re. Më pas një dron në të cilin ishte lidhur një banderolë me mbishkrimin “Parlamenti i krimit” fluturoi mbi godinën e kuvendit.
Opozita ndryshe nga herët e tjera nuk protestoi por shashkat nuk munguan.
Në kundërpërgjigje policia hodhi ujë.
Me betimin e deputetëve të rinj shkon në 11 numri i përfaqësuesve të opozitës në Kuvend të cilët kanë marrë mandatin nga lista shumëemerore, ndërkohë që në pritje janë edhe Ralf Gjoni e Nimet Musai nga radhët e LSI-së që kanë dorëzuar formularin e dekriminalizmit në KQZ.
Tv Klan
Ещё видео!