Nënat e dy të rinjve nga Holanda, i gjeti post finalja e Conference League në ambientet e Gjykatës në Shqipëri, duke pritur masën e sigurisë për djemtë e tyre, 21 dhe 23 vjeç të përfshirë në një sherr.
Gjykata e Tiranës la në burg deri në datën 13 Qershor dy të rinjtë holandezë. Ata akuzohen si pjesë e grupit që plagosën rënde një shtetas shqiptar një ditë para finales së Conference League.
Në një prononcim për televizionin Klan, avokati Arben Gramo, i zgjedhur nga familjarët, tha se sherri ka nisur pas një ofendimi, megjithëse klientët e tij nuk janë përfshirë në akte dhune.
Gjykata i la kohë Prokurorisë të administrojë akt-ekspertimin e gjendjes shëndetësore të qytetarit i cili mbeti i plagosur, dhe pas 13 Qershorit do vlerësohet nëse do qëndrojnë në të njëjtën masë apo rrethanat do jenë lehtësuar.
Siç shihet edhe në këto pamje të siguruara nga televizioni Klan, sherri ka nisur në pak sekonda dhe degradoi në goditje me sende të forta mes të rinjve holandezë dhe qytetarëve shqiptarë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!