Shtatë persona janë arrestuar në Kosovë, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës lidhur me rastin “Brezovica”. Operacione kontrolli po zhvillohen në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe në nëntë pika të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. “Për momentin janë shtatë të arrestuar”, ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt.
Policia e Kosovës tha përmes një deklarate se mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Ministrisë dhe pesë qytetarë të tjerë. Zyrtarët dyshohen për marrje ryshfeti ndërsa qytetarët për dhënie ryshfeti. Në fund të dhjetorit të vitit 2021, Policia e Kosovës arrestoi dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliç, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Autoritetet dyshojnë se Nikolliç ka përfituar deri në një milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës. Nikolliç dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë vila, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e vilave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar “Sharri”, ku gjendet edhe Brezovica.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosovë#Aksion#TopChannel
Ещё видео!