Anëtarësia e Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës përzgjodhi përmes parimit “një anëtar, një votë” emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit. Kushtet e rënduara të motit nuk i penguan demokratët e Qarkut Dibër të votojnë në masë për kandidatët potencialë për deputetë, teksa pjesëmarrja në votim në nivel qarku ishte 57,6 %.
Nga 22 kandidatë të ndarë në tre degë; atë të Matit, Bulqizës dhe Dibrës, anëtarësia demokrate zgjodhi 20 emra, të cilët tashmë do ti çohen kryesisë së PD-së për të përzgjedhur personat që do të përfshihen në listën përfundimtare.
Kandidatët potencial të Degës Mat: Basir Çupa, Dea Kaziu, Denisa Vata, Dhurata Çupi, kreshnik Çollaku dhe Lindita Doda. Kandidatët potencial të Degës Dibër: Albert Kojku, Ilir Hysa, Jeton Kaloshi, Luan Haka, Mirela Mazari, Nehat Çollaku dhe Xhemal Gjunkshi. Kandidatët potencial të degës Bulqizë: Bardhyl Rama, Durim Balla, Edmond Isaku, Fllanxa Losha, Muis Llanaj dhe Petrit Doda.
Nga votimi i sotëm u skualifikuan vetëm dy emra, ai i Agron Qokut dhe Bajram Balliut, të dy pjesë e listës së degës Dibër. Për Nënkryetarin e demokratëve Edmond Spaho në 25 prill demokratët do të shkojnë në zgjedhje me ekipin e tyre fitues.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!