Javën e shkuar, brenda 48 orësh, dy oligarkë rusë u gjetën të vdekur, bashkë me familjet e tyre, në ato që hetusit po i konsiderojnë si vrasje-vetëvrasje.
Që nga fillimi i këtij viti edhe katër oligarkë të tjerë rusë, të lidhur me Kremlinin, kanë vdekur në mënyrë misterioze, të vetëvrarë...
Pjesa më e madhe e vdekjeve sidoqoftë, erdhi pasi Rusia pushtoi ukrainën më 24 shkurt.
Në 2017-ën, USA Today publikoi një raport sipas të cilit 38 rusë të profilit të lartë humbën jetën ose u thjeshtë u zhdukën, në një hapësirë kohore prej tre vitesh. Dhe në fakt, nuk është aspak e pazakontë që kundërshtarë apo kritikë të presidentit rus Vladimir Putin, të vriten, të zhduken ose edhe të mbyllen në qeli burgu dhe celësat e qelive të hidhen në det.
Por, jo cdo vdekje e një rusi të profilit të lartë është shkak për shqetësim apo për teori konspirative. Sidoqoftë, poshtë mund të gjeni një listë me emrat dhe historitë e një numri oligarkësh rusë që kanë gjetur një fund tragjik dhe misterioz në të njëjtën kohë gjatë 2022-shit...të paktën deri më tani.
Multimiliarderi Sergey Protosenya, u gjet i varur në vilën e tij në spanjë, që ai kishte marrë me qera për familjen, për të kaluar atje pushimet e pashkës, më 20 prill. Trupat e gruas të tij dhe vajzës 18 vjecare, u gjetën të therur me thikë, të larë në gjak, në krevatet e tyre. Autoritetet spanjolle po hetojnë të treja vdekjet, që duket se janë një rast i vrasjes-vetëvrasjes, por hetuesit sidoqoftë nuk përjashtojnë mundësinë që familja të jetë vrarë.
Nuk u gjet në vendngjarje sidoqoftë asnjë letër, sic ndodh rëndom në rastet e vetëvrasjeve, dhe Protosenya, nuk kishte të dhëna të mëparshme për dhunë familjare, sipas mediave spanjolle.
Bashkëshortja e Protosenias dhe vajza e tij, ishin therur me thikë edhe pse nuk ishte gjetur gjak në rrobat e tij dhe as në trup. Sidoqoftë, afër trupit të oligarkut u gjet një sëpatë dhe një thikë.
Dhe pikëpyetjet janë të mëdha për natyrën e krimit.
Djali i Protosenyas, Fedori, i cili ndodhej në Francë në kohën e vdekjeve, nuk beson se babai i tij ka vrarë ndokënd. “Babai im nuk është një vrasës”, tha ai për gazetën britanike Daily Maik, të martën. Ai është i bindur në pafajësinë e të atit dhe thotë se ai nuk do të mundej kurrë të lëndonte familjen, duke aluduar se të tre familjarët e tij ishin viktima të një vrasjeje.
“Ai e donte shumë mamanë time e vecanërisht motrën, Marian”, tha Fedori. “Ai nuk do të bënte kurrë asgjë për ti lënduar ata. Nuk e di se cfarë ka ndodhur atë natë por unë e di se babai im nuk e ka bërë këtë”.
Por Fedor, nuk është i pari dhe as i vetmi që sfidon teorinë e vrasjes-vetëvrasje në këtë rast. Novatek, kompania e dytë më e madhe e gazit në rusi, doli publikisht me një deklaratë në të cilën mbronte me forcë ish ekzekutivin e saj dhe hidhte dyshime për teorinë që qarkullon aktualisht.
Kompania e kujtonte Protosenyan, që ka punuar atje mes viteve 1997 2015, si një njeri të mrekullueshëm, familjar, dhe vë në dyshim mundësinë e vrasje-vetëvrasjes.
“Ne jemi të bindur se këto spekulime nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, thuhej në deklaratë.
E në fakt, në skenën e krimit mungonin shenjat e gishtërinjve mbi armën e vrasjes të përdorur kundër Nataljas dhe Marias dhe nuk kishte gjak në trupin e vetë Protosenias.
Sergei Protosenya,55 vjec, është një ish ekzekutiv në Novatek, prodhuesin më të madh të pavarur të gazit natyror në rusi. Sipas mediave ruse, besohet se kishte një pasuri neto prej 440 milionë dollarësh dhe se ai e kishte mbledhur këtë shumë të madhe parash nga puna e tij në Novatek. Ai ishte i trajnuar si arkitekt dhe ekspert financiar .
Pamje:AFP
Ata janë vizionarë, jane guximtarë, kthejnë në ar çdo gjë që prekin.
Shpesh ëndërrimtarë e këmbëngulës...
Ndonjëherë të përkëdhelur nga fati, ndonjeherë të ngritur nga hiçi...
Janë ata që kanë ngritur perandori miliarda dollarëshe, ata që kryesojnë klasifikimet e më të pasurve të globit...
Janë ata qe nuk dinë tv ndalen e kërkojnë akoma më shumë…
Njihuni me më TE PASURIT e planetit!
Rubrika më e re në Top News
Çdo të Shtunë, Ora 17:15
Autore: Ardita Beçolli.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TePasurit#TopChannel
Ещё видео!