25% e punimeve në lotin e shtatë të Unazës së Madhe kanë përfunduar. Zv/Kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, teksa inspektoi nga afërç është realizuar deri më tani, shprehu optimizmin se punimet për Unazën e Madhe do të mbyllen në kohë.
“Me shumë kënaqësi konstatoj që pothuajse të gjithë lotet janë në ritmin më të mirë të mundshëm. Shpresojmë që të jemi brenda kontratës, pra në fund të Dhjetorit 2023”.
Ky projekt, sipas Ballukut, do të sjellë një shfryrje të trafikut në kryeqytet e do të shërbejë edhe për zhvillimin e zonës ku shtrihet ky projekt.
“Jo vetëm do të lidhë njëherë e mirë të gjitha autostradat që futen në qytetin e Tiranës, por nga ana tjetër do të jetë edhe një akses i mirëfilltë për një lagje të tërë që po ndërtohet, do jetë krijimi i një poli të ri në kryeqytet.
Një tjetër përfitim që do të sjellë ky investim, do të jetë edhe krijimi i hapësirave panoramike pranë lumit të Lanës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!