[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë të mërkurë me sfidat e kthimit për fazën e 1/2. Tiranë do të përballet me Bylisin në kryeqytet ndërsa Teuta do të presi në shtëpi Kukësin pas barazimit pa gola në Elbasan Arena. Skuadra durrsake mbylli përgatitjet e fundit në mesditë në prag të ndeshjes me verilindorët në ''Niko DOVANA''. Tekniku Martini beson tek kualifikimi, ndërsa e vlerëson maksimalisht kundërshtarin që do të ketë përballë. EDI MARTINITRAJNERI I TEUTËS''Kemi përballë një nga ekipet më të mira në Shqipërisë. Edhe pse luajmë në fushën tonë, shanset për kualifikim janë të barabarta. Rezultati në ndeshjen e parë 0-0, nuk na favorizon, pasi kundërshtari me një gol në fushën tonë mund të na hapë punë. Por do tentojmë kualifikimin''Nga ana tjetër, trajneri Kukësit, Orges Shehi u shpreh se skuadra do të kërkojë kualifikimin për në finalen e Kupës teksa për kundërshtarin e mundshëm në finale, Shehi nuk ka preferencë.ORGES SHEHI TRAJNERI I KUKËSIT''E dimë se çfarë presim, është ndeshje gjysmëfinale. Kemi një informacion dhe dimë rezultatin e ndeshjes së parë, e dimë se për çfarë shkojmë atje. Është një ndeshje e vështirë, kështu që presim të japim atë që kemi dhënë në të gjithë këtë periudhë, maksimumin tonë. Jemi të fokusuar vetëm te takimi jonë, objektivi jonë është të shkojmë në finale, pak rëndësi ka kush del nga krahu tjetër''. Përballja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Tiranës dhe Bylisit, e cila me takimin e parë në Ballsh u mbyll mes shumë debatesh me rezultatin 2-1. Ndërsa sot dy ekipet do të luajnë në 17:45 në stadiumin ''Selman Stërmasi'' për një biletë në finalen e madhe.
Ещё видео!