Përfshirja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e përgjithshme në shqipëri, nuk është parë me sy të mirë në kosovë dhe një ditë më parë, kanë qenë të shumtë zërat nga opozita por edhe shoqëria civile që kanë kërkuar tërheqjen e tij nga fushata. Mbështetja që Kurti po i jep tre kandidatëve të lëvizjes vetëvendosje që marrin pjesë si të pavarur në zgjedhjet në shqipëri, po shihet si shmangie prej problemeve në vend. Opozita i kërkon kurtit tërheqjen nga fushata ndërsa analistët thonë se ëhstë problematike fushata në shqipëri në një kohë kur në kosovë ka pritshmëri të mëdha për ndryshime. Kryetari i lidhjes demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një postim në mediat sociale, kritikoi kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e vetëvendosjes duke thënë se qeveria ka braktisur njerëzit e saj duke theksuar se po tregohet papjekuri në një kohë kur 80 bashkëqytetarë po humbin jetën në një javë në prishtinë dhe të moshuarit e të rrezikuarit ga koronavirusi, presin të vaksinohen. Sipas Abdixhikut, 14 shkurti ëhstë kuptuar si një fund dhe jo si një fillim...
Edhe partia demokratike e kosovës, ka kritikuar qeverinë kurti, për shmangjen e përgjegjësisë në një kohë kur problematikat në vend janë urgjente. Shefi i grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, i bëri thirrje atij të tërhiqet nga fushata zgjedhore në shqipëri ndërsa paralajmëroi edhe një seancë të jashtëzakonshme për të vënë para përgjegjësisë kryeministrin për masat dhe cështjet që lidhen me pandeminë.
“E vetmja gjë që Kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tash - ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, përderisa ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore...Ne sot e kemi një kryeministër mjaft të papërgjegjshëm që e udhëheq Republikën e Kosovës dhe po e dëmton edhe raportet në mes të dyja vendeve që nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe ne po i bëjmë thirrje që të tërhiqet nga kjo fushatë zgjedhore në Republikën e Shqipërisë sepse për 20 ditë me të ndërru jetë 212 qytetarë si rezultat i Covid-19 dhe mos me ndje përgjegjësinë, me i ikë përgjegjësisë, vërtetë është e papranueshme”,
Ndërsa analisti politik Blerim Burjani, thotë se kryeministri kurti me përfshirjen në zgjedhjet në shqipëri, po mendon më shumë për zhvillimin e partisë së tij se për qytetarët.
Rasim alija, një tjetër njohës i zhvillimeve politike, thotë se rrethanat në të cilat ndodhet kosova, i japin të drejtë opozitës për kritika.
Si kandidatë të pavarur, por të mbështetur nga lëvizja Vetëvendosje, kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në shqipëri, garojnë Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Ilaz Shehu. Të tre ata po synojnë të sigurojnë një vend në kuvendin e shqipërisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#Zgjedhjet#TopChannel
Ещё видео!