Pas një pauze të shkurtër, ka rinisur seanca ndaj Fredi Belerit në Apelin e GJKKO. Gazetarja Glidona Daci ka siguruar foto e video nga salla e gjyqit.
Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka vijuar me pretendimet e saj se përgjimet ndaj ish-kryebashkiakut janë kryer në kundërshtim me ligjin. Për provat ka theksuar se janë të falsifikuara, duke kërkuar kështu prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pafajësinë e Belerit.
“Vendimi i gjykatës nuk i plotëson kushtet normale të arsyetimit, është kopjuar nga kërkesa e Prokurorisë. Do të kundërshtoj të gjitha provat në të cilat është mbështetur gjykata për ta shpallur fajtor zotin Beleri”, mësohet të ketë thënë ajo para togave të zeza.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!