DURRES- Policia e Durrës ndërhyn në kohë dhe kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër në lagjen nr.8 në Durrës. Për të vënë në zbatim planin e tij Keni Braçe 27 vjeç ishte pajisur me një pistoletë çakmak, ndërsa në fyrtyrë kishte vendosur një maskë kirurgjie.
Për kapjen e tij u angazhuan Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Forcat Shqiponja
Policia po ashtu ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• pistoleta tip çakmak;
• maskë kirurgjie;
• doreza;
•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.
Ещё видео!