Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Në 21 mars 2023 transmetuam problemin e zonjës, Varvara Kapurani, një 77 vjecare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, ka mbetur në mes të katër rrugëve.Ajo thotë, se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj, i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë.Gjithcka nisi, pasi një ditë cifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza, për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre, në mënyrë, që vajza të merrte kemp për të birin e sëmurë.Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi, se kishte mbetur pa shtëpi, të cilën ia kishte zaptuar, vajza, Drita.E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi, se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha, se nuk di as të shkruajë e as të lexojë. Në këto kushte, gjykata vendosi, që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda. Në 29 maj ne arritëm të fusim nënë Varvarën në shtëpinë e saj dhe në këtë moment ishin prezentë përmbaruesi Ilia Elezi, njësia e bashkisë dhe Policia e Elbasanit, për të parandaluar cdo konflikt.Por pas një viti e moshuara është nxjerrë sërish jashtë nga e bija me vetëgjyqësi. Vajza e Varvarës ka shqyer portën, ka ndërruar bravën dhe e ka lënë të ëmën jashtë. Në këtë situatë, gazetarja flet me shefin e komisariatit Elbasan, që sjell në shtëpinë e zonjës OPGJ-në Edison Tabakun, bashkë me të cilin vijnë edhe punonjës të njësise Administrative dhe të Shërbimit Social, për të bindur Drita Topuzin të hapë derën.Pas shumë përpjekjeve Drita i jep Varvarës kopje të celësave, në mënyrë, që të hyjnë e të dalin të dyja, sic ka vendosur gjykata
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!