TIRANE- Qytetarët e Tiranës përgjatë gjithë ditës së sotme nuk do të mund të përdorin transportin publik, pasi ky i fundit është përfshirë në një grevë 24 orëshe. Veç kësaj, Sindikata e Punonjësve të Transportit Urban ka protestuar ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar këtij institucioni të caktojë çmimin e saktë të biletës së urbanëve.
Në protestën e paralajmëruar të orës 10:00, Kreu i Sindikates së Transportit publik Zija Hasani tha se kërkohet nga Këshilli Bashkiak, që të mbledhjen e sotme, të caktohet çmimi i saktë, i cili sipas tij jo domosdoshmërisht mund të reflektohet në rritje të çmimit të biletës.
Kjo pasi siç tha Hasani, me ligjin e ri të vitit 2014, Këshilli Bashkiak duhet të përcaktojë çmimin e saktë, gjë e cila është bërë në të gjithë qytetet e vendit, përveç Tiranës. Në të kundërt, ai paralajmëroi se do të dërgohet në Kuvend kërkesa për ndryshime në ligj, ndërsa nuk përjashtoi edhe vijimin e protestave.
“Punonjësit e shërbimit urban kanë organizuar një protestë për të sensibilizuar Këshillin Bashkiak për të vendosur ccmimin e saktë të biletës, jo rritje të tij. Ccmimi është 30 lekë, por ky ka rënë poshtë me ndryshimin e ligjit, në vitin 2014, ccka do të thotë se është detyrë e Këshillit Bashkiak të caktojë ccmimin e e saktë. Qytetet e tjera të vendit e kanë bërë, ndërsa Tirana jo. Ne kërkojmë ccmimin e saktë. Kjo bëhet përmes negociatave të transportit dhe Bashkinë, gjë të cilën nuk e kanë bërë. Deri tani ccmimi 30 lekë na bllokon për të bërë konktrata. Ccmimi mund të jetë më i ulët, ose pa ccmimi, por duhet caktuar ccmimi i saktë. Nëse nuk ndodh gjë nga këshilli bashkiak do të bëhet dërgimi në Kuvend për ndryshimin e ligjit. Mund të ketë edhe protestë tjetër, por duhet të mblidhen strukturat.” tha Hasani
Sindikalistët janë shprehur se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e punonjësve, do ta intensifikojnë grevën, duke përfshirë edhe transportin interurban.
Greva e sotme vjen pas grevës së djeshme e cila u zhvillua për 3 orë, pikërisht në orët e mëngjesit nga 5-8, ku shumë prej qytetarëve kanë mbetur të grumbulluar pranë stacioneve të autobusëve. Nga ana tjetër sot në orën 18.00 do të mblidhet edhe Këshilli Bashkiak i cili në rendin e ditës ka parashikuar projekt-vendimin për diskutimin e çmimit të biletës. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!