KORÇË - Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurimit personal arrest ne burg për Abaz Isai, 54 vjeç, autorin e vrasjes së bariut 26-vjeçar Mario Laho pas një konflikti për kullotat, katër ditë më parë në stanet e Malit të Gramozit në Ersekë.
Në seancën e zhvilluar këtë martë, autori ka pranuar vrasjen ka rrëfyer para togave të zeza, por ka mohuar se ajo ishte me paramendim.
Sapo nisi seanca, Prokuroria e Korçës ka argumentuar se rreth një muaj më parë babai i viktimës ishte dhunuar nga vrasësi i djalit të tij, ngjarje e cila është regjistruar edhe nga policia.
Më tej për t’i dalë në mbrojtje të babait, Mario Laho ditën kur ndodhi ngjarja, i ka dalë në rrugë dhe ka rrahur bariun, i cili më pas I mori edhe jetën, Abaz Isai.
Sipas palës mbrojtëse, ky i fundit ka shkuar në stane që i riu t’i kërkojë falje për poshtërimin që i ka bërë dhe nuk ka shkuar për ta vrarë.
Ndërsa Abaz Isai, ka rrëfyer se ai ndodhej nën efektin e alkoolit kur mbërriti në stan, ndërsa arma ishte e groposur që prej 1997. Me tej ai thotë se i ka futur brenda në stan të gjithë ata që ndodheshin të pranishëm, por viktima ka tentuar ti marrë armën nga duart, duke përfituar nga errësira dhe nga konfrontimi fizik mes njëri tjetrit, arma është shkrehur nga pakujdesia.
Trupa gjykuese pasi dëgjoi rrëfimin e të moshuarit, Isai, palën mbrojtëse, mori në konsideratë kërkesën e prokurorisë, masën e sigurisë “Arrest në burg” për autorin e këtij krimi. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!