Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se faktorët ndërkombëtarë duhet ta “dënojnë” Serbinë, e cila, sipas tij, ka refuzuar të nënshkruajë aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes dy shteteve. Kurti tha se për Kosovën Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i zbatimit të saj, janë “marrëveshje”, pavarësisht se më 18 mars, Serbia nuk pranoi që ta nënshkruajë atë.
Kurti: Pres nga faktorët ndërkombëtar dënojnë sjelljen e Serbisë
“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtar që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë. Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovës, pasi marrëveshja bazë është njohje de-facto”
Sipas kurtit, përgjegjësia për mos nënshkrimin e marrëveshjes, bie tani mbi Serbinë.
Kurti: Topi tani është në anën e Serbisë pse nuk po nënshkruan ajo
... Nëse e keni parasysh në krye të tekstit të marrëveshjes bazë që i tha po edhe pala tjetër, ndonëse nuk e nënshkruajti është palët kontraktuese. Unë nuk mund të bëjë nënshkrim me vetveten. Ne mund të bëmë edhe ratifikim në Kuvendin e Republikës, por unë besoj se tani topi nuk duhet të jetë te Kosova, kërkojë kontributin e të gjithë, pasi topi është në anën e Serbisë pse nuk po nënshkruan ajo. Pra në vend që të diskutojmë pse s’po nënshkruan Serbia, kur do të themelosh Asociacionin. Është e rëndësishme ti qëndrojmë besnik interesave të Kosovës”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” ndaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë ndërkohë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ato e konsiderojnë atë si të tillë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#Vuçiç
Ещё видео!