Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, bazuar në raportin e Komitetit Këshillimor të KiE për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare thekson se duhet të merren masa ndaj gjuhës së urrejtjes ndaj këtyre komuniteteve.
“Ky është raporti i pestë që nxjerr organi kompetent i Këshillit të Europës. Pas një monitorimi të situatës në teren konstatohen ende mungesa të theksuara të cilat bëjnë të vështirë implimentimin e ligjit për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare.”
Dule solli si shembull rastin e përplasjeve në distancë mes kryeministrit Rama dhe Fredi Belerit.
“Zoti Beleri është një qytetar i padënuar me vendim të formës së prerë dhe për rrjedhojë prezumohet i pafajshëm dhe çdo kryetar i zgjedhur bashkie që prezumohet i pafajshëm nuk nuk mund të ndalohet që të kryejë betimin dhe të marrë përsipër detyrën.”
Dule tha se Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka një praktikë të përfaqësimit të pakicave kombëtare në parlament dhe qeveri.
Sipas Dules reforma territoriale e vitit 2014 ka cënuar të drejtat e pjesëtarëve të pakicave.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!