- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: [ Ссылка ]
App: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Pas pohimit të ekspertëve kinezë për efektshmërinë e ulët të vaksinës Sinovac, autoritetet shqiptare deklarojnë qëndrimin e tyre ndaj kësaj vaksine. Përgjegjësja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik thotë për A2 se do të vijojë fushata për imunizimin e popullatës.
Për Erida Nelajn çdo vaksinë, përfshi edhe kinezen Sinovac, synon të ulë format e rënda dhe vdekjet nga koronavirusi. “Nuk behet fjalë për pezullim. Ne kemi te dhëna qe vijnë nga Turqia, ku te gjitha vaksina tkane soi objektiv shtrime tne spitale. Duhet të vaksinohemi sa me shume qe të ulim transmetimin e infeksionit”, thotë ajo.
Pavarësisht skepticizmit edhe ndaj Astra Zeneca e dyshimet për efekte anësore, Shqipëria nuk do ta pezullojë as këtë vaksinë, duke vijuar aplikimin tek kategoritë e përcaktuara.
Specialistët e shëndetit publik thonë se efektet e deritanishme nga vaksinat kanë qenë ato të pritshmet, temperaturë dhe dhimbje trupi. Ndërsa nga neglizhimi i masave, nuk kanë munguar rastet e infektimit tek personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.
“Ka patur infektime në personat që kanë marrë dozën e parë. Do gati një muaj që të fillojnë të krijohen antitrupat, prandaj nuk duhet të ulim vigjilencën”, shton Nelaj.
Shqipëria do të vijojë vaksinimin me dy doza për çdo tip vaksine, sipas protokollit të përcaktuar nga çdo prodhues. Ndërsa në botë kanë nisur diskutimet për mundësinë e aplikimit të dozës së tretë si dhe vaksinimine kombinuar me dy tip vaksinash anti-covid.
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Ещё видео!