Një tjetër sasi lëndë narkotike kokainë, është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit.
Policia bën me dije se në vijim të operacionit të koduar "Rada", është sekuestruar 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Kokaina është gjetur konteinerët e kompanisë "Alba Exotic Fruit''.
“Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontejnerë për llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit", u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.”- njofton policia e Durrësit.
Kjo është e 3 herë që kësaj kompanie e gjendet kokainë brenda një muaji.
Më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë. Po ashtu në vijim të këtij operacioni në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë.
Ndërkohë dhe pasditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!