Profesioni i kamionisit pothuajse gjithmonë është cilësuar si një punë për burra, të paktën në vendin tonë, ku as edhe një grua nuk ka marrë mundmin që aftësinë për të drejtuar një mjet, në këtë rast një kamion, ta kthejë në profefesion. Por mesa duket, tradita ka ndryshuar. Bianka Dervishi, vetëm 19 vjec, është bërë e para shqiptare që braktisi profesionin e saj si parukiere për tu kthyer në një kamioniste, profesion dhe pasion në të njëjtën kohë që Dervishi e ushtron në Itali. Ajo ka treguar se ishte 19-vjeç kur hipi për herë të parë në kamion e që nga ajo kohë nuk i është ndarë më. Edhe pse fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta, vajza ka treguar se në këtë profesion ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes. Bianka ka rrëfyer se e kishte të vështirë ti tregonte familjarëve në fillim, por më pas kur ia tha ata ishin të lumtur më zgjedhjen e saj.
“Në kompaninë që jam, jam e vetmja vajzë aty, por kur unë zbres më shikojnë më çudi”, tregon Bianka.
Bianka jeton prej 16-vitesh ne Itali, aty ku tashmë ushtron profesionin e kamionistes duke thyer tabu dhe ndryshuar mendimin e shumë njerëzve se femrat disa profesione i kanë të ndaluara.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Itali#Kamioniste#TopChannel
Ещё видео!