As Gjykata e Lartë nuk i dha dot një zgjidhje përfundimtare fatit të vulës së Partisë Demokratike, që prej dy vitesh është peng i betejave ligjore mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Nën presionin e protestës së Berishës dhe mbështetësve të tij, Gjykata e Lartë vendosi këtë të mërkurë prishjen e vendimit të 3 marsit të këtij vitit të gjykatës së Apelit dhe rishqyrtimin e çështjes në po këtë gjykatë, por me trupë tjetër gjykuese.
Në vendimin e shkurtuar, Gjykata e Lartë thotë se vendimi i Apelit i marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irda Kacerja ka shkelje proceduriale qe e bëjnë të cenueshme vendimmarrjen.
Më 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi prishjen e vendimit të marsit 2022 të gjyqtarit Agron Zhukri, që në shkallën e parë njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të Sali Berishës. Vendimi i Zhukrit u apelua nga Lulzim Basha dhe pas një vit, Apeli e prishi këtë vendim dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.
Por, vendimi i gjykatës së Apelit u çua në Gjykatën e Lartë nga grupimi i Sali Berishës. Rekursi në këtë gjykatë bllokoi rishqyrtimin e dosjes në shkallën e parë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vula#PD
Ещё видео!