Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të japë detaje në rrjetet sociale për atë që e ka pagëzuar si “Pakoja e Madhe” e cila parashikon dhënien e një ndihme për 1 milion shqiptarë në ditët e para të Janarit. Do të jenë 695 mijë pensionistë dhe do të marrin në dorë nga 8 mijë lekë.
Të njëjtën shumë do ta përfitojnë edhe 71 mijë persona me aftësi të kufizuar. Por për këtë shtresë, Rama thotë se do të vijojë subvencionimi i çmimit të energjisë edhe për vitin 2023.
8 mijë lekë të reja do të përfitojë edhe çdo familje me ndihmë ekonomike. Në vend numërohen rreth 57,300 familje të tilla.
Mësohet se paketa përfshin edhe punonjësit e administratës publike që do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë në muaj dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që kanë pagën mbi 60 mijë lekë të reja.
Nga 20 mijë lekë të reja do të marrin edhe 6 700 gra kryefamiljare me ndihmë ekonomike. Gjatë këtij viti për to u vendos dhe dyfishimi i ndihmës, bonusi i Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur nga 1 Janari.
10 mijë Lekë do të ketë edhe për punonjësit e policisë, ndërsa nga 20 mijë Lekë do të përfitojnë zjarrfikësit dhe ushtarakët.
Për 3200 infermierë pagesa do të jetë 20 mijë Lekë. Ndërsa për 11 mijë arsimtarë, 10 mijë Lekë të reja.
Kryeministri Rama thotë se kjo paketë e re financiare, e treta brenda këtij viti, do të shërbejë për të lehtësuar përballimin e krizës së çmimeve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!