Koronavirusi kthehet në Durrës dhe në Elbasan përkatësisht me 1 dhe 2 të infektuar të rinj.
Qyteti bregdetar prej një majit kishte dalë nga harta e zonave me të prekur aktiv ndërsa në Elbasan prej më shumë se një javë e gjysmë nuk ishte konfirmuar asnjë person pozitiv me COVID 19.
Ndërkohë pesë të infektuar të tjerë 24 orët e fundit janë regjistruar në Tiranë. Burime për ABC Neës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për vatra të reja.
Qytetarët kanë paraqitur shqetësimet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjeksore e cila ka kërkuar kryerjen e analizës për koronavirus.
Java e tetë që nga identifikimi i COVID 19 në Shqipëri nisi me 8 raste të reja nga 140 të dyshuar që janë testuar për Sars –CoV 2.
Megjithëkëtë situata epidemiologjike deklaron Ministria e Shëndetësisë praqitet e qëndrueshme dhe niveli i të infektuarve krahasuar me numrin e testeve të kryera ka arritur vlerën më të ulët që nga fillimi i epidemisë, 4.3%.
Që nga 8 marsi në vend janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 803 qytetarë. Aktualisht 68 % e tyre janë shëruar ndërsa 229 persona në 13 bashki vijojnë të jenë të infektuar më koronavirus.
Pjesa më e madhe e tyre sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë shenja të sëmundjes dhe po ndiqen nga mjeku i familjës dhe vetëm 34 pacientë po trajtohen në dy spitalet COVID në vend.
Shtatë prej tyre po mbahen në terapi intensive.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!