Ish-kryeministri Sali Berisha, në mungesë të një fjale përmbyllëse të protestës së të hënës para mbështetësve në selinë blu, zgjodhi që të dale këtë të martë në një deklaratë për mediet. Në deklaratën në fjalë, ish-kryeministri falënderoi mbështetësit dhe në mënyrë të veçantë 7 të arrestuarit nga policia, që Berisha I konsideron guximtarë. Sipas tij, mosbindja civile po jep efektet e saj.
Por në fakt, prej këtyre mosbindjeve civile që ne kemi zhvilluar periodikisht, prej aksionit të parlamentit që kemi bërë gjatë vitit, prej protestave të përjavshme tek bashkia e Tiranës, prej qëndresës në 333 ditë në Rrugën e Shpresës, demokratet dhe demokratët kanë realizuar para Shqipërisë dhe shqiptarëve të pamundshmen dhe kjo ka terrorizuar, ka tmerruar qeverinë dhe opozitarët e opozitës.
Ish-kryeministri paralajmëroi se do të jetë kjo mosbindje civile dhe aksioni që vjen në kuadër të saj që do të sjellë qeverinë teknike dhe rotacionin politik. Nga ana tjetër, më herët në një deklaratë po nga selia blu, deputetja Elda Hoti, denocnoi se mes 7 të arrestuarve është edhe Vlash Gjoni, nip I një prej të pushkatuarve nga regjimi komunist.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Protesta#Berisha
Ещё видео!