#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
800 gr mish qengji
400 gr qepë të thata
2 speca
Pak spec pikant
600 gr domate (të pjekura)
1 lugë çaj sheqer
Kripë + piper të zi
2.5 filxhan kafeje oriz
Vaj ulliri
Presim mishin në racione dhe e vendosim në një tenxhere duke e kaurdisur atë pa yndyrë. Shtojmë ujë të nxehtë dhe e lëmë mishin të ziejë. Pasi të kenë kaluar 10-15 minuta nga zierja shtojmë pak kripë dhe e lëmë të ziejnë për 30 minuta të tjera. Ndërkohë qepën e presim në fije dhe e vendosim në tigan me vaj për t’u skuqur derisa të marrë një ngjyrë të artë të çelët.
Shtojmë specat në shirita dhe i përziejmë për 2 minuta. Pasi kemi qëruar domatet i presim ato në feta të holla. I shtojmë sipër sallatës në tigan dhe e lëmë domaten të gatohet për 10 minuta duke shtuar dhe 1 lugë çaj sheqer + kripë + piper të zi.
Shtojmë në tigan 2 gota lëng mishi e më pas orizin. I lëmë të ziejnë të gjithë përbërësit për 5-7 minuta. Më pas vendosim përbërësit e tiganit në tavë. Vendosim copat e mishit, shtojmë dhe pak lëng dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë për 30 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!