Nga fshati Brekie i Kukësit, 36-vjeçari që qëndron në shtrat u sulmua nga ariu mëngjesin e kësaj të shtune. Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit, ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur kafsha e egër iu hodh sipër.
Jemin Dafku: “Në të gjithë trupin. Nuk ka pjesë të trupit pa plagë”.
Por duket se ky sulm nuk është nje rast. Banorët e zonës thonë se arinjtë janë kthyer në rrezik për ta.
Isen Dafku: “Përderisa ka sulmuar këtë në moshën më të mirë, fëmijët i mbyt ai”.
36-vjeçari aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Vitin e kaluar dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë preh e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve./abcnews.al
Ещё видео!